Regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin Shkup - Bllacë, rikthehet semafori

Nga sot do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit në tunelin Bllacë – Shkup. Automjetet do të kalojnë në mënyrë alternative.
“Nga sot do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit në tunelin në stacionazhin km 6+326 deri në km 6+366, në anën e djathtë të tunelit, drejtimi Bllacë – Shkup, për shkak të punimeve ndërtimore – rehabilitim të tunelit, njoftojnë nga LAMM.
Prej atje gjithashtu thonë se do të ketë sinjalizim ndriçues me kalim të alternuar të automjeteve.
Nga
Telegrafi
11/09/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































