Një motorist mburrej se ai kishte refuzuar për të ndihmuar një grua, makina e së cilës ishte mbërthyer në borë, pasi ai zbuloi afishe të Donald Trump në veturën e saj, përcjell Telegrafi.

Troy Brown bëri një fotografi të automjetit të bllokuar në borë dhe e kishte postuar në Facebook me titullin: "Desha të shkoja ta ndihmoja, por ajo kishte një shirit (në mbështetje të Donald Trump) në veturën e saj”.


Mbështetësi i kandidatit tjetër për president të SHBA-ve, Bernie Sanders, ai gjithashtu ka postuar edhe një video.

Postimi ka marrë shumë komente dhe pëlqime, duke ndezur gjithashtu debate dhe komente të shumta.

Shumë njerëz e kanë sulmuar Brown për faktin se e ka lënë gruan e bllokuar në borë, vetëm shkaku i qëndrimit të saj politik, ndërsa të tjerë kanë thënë se edhe ata do të kishin bërë të njëjtën gjë. /Telegrafi/

v1 1

v2 1

v3 1

v4 1