LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa që ish-gjykatësi i EULEX-it të jetë dëshmitar në rastin Limaj

Refuzohet kërkesa që ish-gjykatësi i EULEX-it të jetë dëshmitar në rastin Limaj

Fatmir Limaj në seancën e sotme kërkoi që të dëshmojë ish-gjykatësi i EULEX-it, Malcolm Simmons, por një kërkesë e tillë u refuzua nga trupi gjykues.

Pasi sot në gazetën franceze “Le Monde” u botua një artikull nga intervista e ish-kreut të gjyqtarëve të EULEX-it Malcolm Simmons, Fatmir Limaj, i akuzuari për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, propozoi që Simmons të jetë dëshmitar në gjykimin kundër tij.

Kryetarja e trupit gjykues Maria Tuuma kërkoi të dijë se çfarë konkretisht pret mbrojtja e Limajt nga Simmons nëse kërkesa për dëshminë e tij pranohet.


Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, tha se arsyeja pse dëshirojmë që të ftojmë këtë dëshmitar është për të vërtetuar faktin që ne e kemi pretenduar që nga fillimi i këtij procesi qe procesi hetimor gjyqësor kundër Limajt është i motivuar politikisht.

EULEX: Simmons është nën hetime
Lexo po ashtu EULEX: Simmons është nën hetime

“Kjo u vërtetua sot me këtë prononcim publik nga kryetari i asamblesë të gjyqtarëve të EULEX, zotit Malcolm Simons”, shtoi Rrecaj, duke aluduar në artikullin e publikuar në “Le Monde”.

Prokurori Charles Hardaway tha se do ta respektojë vendimin e gjykatës në lidhje me propozimin që Malcolm Simmons të jetë dëshmitar.

Pas konsultimit prej 15 minutash trupi gjykues vendosi ta refuzojë kërkesën e mbrojtjes për dëshminë e Simmons-it ë procesin kundër Limajt dhe të tjerëve.