LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e policit për hedhjen e aktakuzës që e ngarkon atë dhe tre të tjerë për organizim të bixhozit

Refuzohet kërkesa e policit për hedhjen e aktakuzës që e ngarkon atë dhe tre të tjerë për organizim të bixhozit

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj zyrtarit policor të suspenduar, Jashar Osdautaj dhe të tjerëve, Gegë Lleshaj, Arlind Hajdari e Leonard Elezaj, të cilët po akuzohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Kështu, gjykata e ka refuzuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të parashtruar nga mbrojtësi i të akuzuarit Osdautaj, avokati Gëzim Pozhegu.

Tre të akuzuarit tjerë të lartcekur nuk kishin parashtruar kërkesë për hedhje të aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktvendimit të marrë nga gjykatësja Diana Sina, provat të cilat i janë bashkëngjitur aktakuzës janë marrë në mënyrë të ligjshme. E njëjta tha se gjykata konsideron që ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë, se i akuzuari Osdautaj e ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.


Ndryshe, në seancën fillestare i akuzuari Osdautaj i kishte mohuar akuzat e prokurorisë, ndërsa tre të akuzuarit tjerë e kishin pranuar fajësinë. Mirëpo, gjykata ia kishte refuzuar atyre pranimin e fajësisë, me arsyetimin se vepra penale është në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Jashar Osdautaj, Gegë Lleshaj, Arlind Hajdari dhe Leonard Elezaj po akuzohen se më 26 korrik 2020, në depon e një bodrumi të objektit banesor e cila gjendet në rrugën “Nëna Tereza” në Gjakovë, saktësisht afër ëmbëltores “Sharri”, kanë organizuar, zhvilluar dhe marrë pjesë në veprimtarinë e lojërave të fatit dhe atë në lojën poker.

Në aktin akuzues thuhet se në natën kritike, pas një kontrolli të zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës, të akuzuarit janë zënë duke ushtruar veprimtarinë me lojëra të fatit në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojrave të Fatit, me ç’rast janë arrestuar.

Aty thuhet se janë sekuestruar edhe një shumë e caktuar e të hollave, çipa të lojës së pokerit si dhe dy aparate të lojërave të fatit.Me këto veprime, ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në bashkëkryerje” nga neni 294, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori