LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e Pjetër Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës

Refuzohet kërkesa e Pjetër Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim më 29 nëntor ose shtyrjen e datës së seancës.

Në njoftimin e Speciales bëhet e ditur se Trupi Gjykues ka konstatuar se prania e të akuzuarit në këtë seancë është e përligjur sipas Ligjit dhe Rregullores.

“Më 22 nëntor, Trupi Gjykues I refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim më 29 nëntor ose shtyrjen e datës së seancës. Trupi Gjykues konstatoi se prania e të akuzuarit në këtë seancë është e përligjur sipas Ligjit dhe Rregullores. Trupi Gjykues konstatoi se argumenti i Mbrojtjes, duke cituar vizitat e planifikuara të Shalës si rrethana të jashtëzakonshme, nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij apo shtyrjen e seancës”.


“Megjithatë, bazuar në kohëzgjatjen e shkurtër të parashikuar të seancës gjyqësore, Trupi Gjykues udhëzoi Zyrën Administrative që të lehtësojë organizimin e vizitave të Shalës në atë ditë për aq sa është e mundshme”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

I dënuar me 21 vite burg në Itali, kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale

Lajme
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

“Nuk ka burg pa gjyq që e ndal hapin tonë”, Veliaj publikon videon të Tiranës ndër vite

Lajme
Kalo në kategori