LAJMI I FUNDIT:

Refuzohet kërkesa e OBRM-PDUKM-së për tërheqjen e propozim-ligjit për gjuhët

Refuzohet kërkesa e OBRM-PDUKM-së për tërheqjen e propozim-ligjit për gjuhët

Shumica parlamentare refuzoi kërkesën e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, që propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve të tërhiqet nga rendi i ditës në seancën e 15-të të Kuvendit.

Deputeti Ilija Dimovski kërkoi që ky ligj të largohet nga rendi i ditës, duke u arsyetuar se ky ligj nuk është në përputhje me procedurat ndaj i ftoi deputetët e tjerë që propozimi i tij të përkrahet nga të gjithë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se kryetari ka sqaruar se është caktuar grupi i punës për diskutim të këtij ligji dhe nuk ka rezon për diskutim të mëtejmë.


Propozimi i Dimovskit nuk u votua nga shumica parlamentare. Në diskutimin e Dimovskit u bashkangjit edhe deputeti Antonio Miloshovski, i cili lexoi disa citate të rregullores së punës, që sipas tij ligji është jasht procedurës parlamentare.

Propozim-ligji për gjuhët paraprakisht sot i miratua nga Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, ndërsa javën e kaluar dritë të gjelbërt mori edhe nga Komisioni për çështje evropiane.

Ndryshe, në seancën e 15-të të Kuvendit, krahas ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe vendimin e për shpallje në konkursin publik për zgjedhje të anëtarit për KSHZ, si dhe ligjet në paket të propozuara nga LSDM, do të diskutohet edhe për pagën minimale prej 12 mijë denarë, dëmi material i punëtorëve të falemintuar dhe ndërprerja e taksës radiodifuzive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori