LAJMI I FUNDIT:

Reflektimi i problemeve-krizave ndërkombëtare në funksionimin e shtetit të Kosovës

Të gjitha shtetet e botës sot po kanë probleme në funksionimin normal të tyre duke i përfshirë edhe shtetet e fuqishme ekonomike dhe ushtarake të cilat bëjnë pjesë në rajonet e Evropës perëndimore, Azisë juglindore, SHBA-së (Amerikës veriore), Australisë etj.

Mirëpo krizat po vërehen dhe po ndjehen edhe në shtetet në zhvillim në të cilat më së shumti po e përjetojnë krizën qytetarët dhe investitorët ekonomik në shtetet siç janë: Kina, India, Brazili, Rusia dhe shtetet arabe të cilat sapo kanë dalë nga revolucioni pranveror i vitit të kaluar dhe disa të cilat janë ende në krizë qeverisëse siç janë Siria, Jemeni etj.


Shtetet e varfra të botës të cilat gjenden në pjesën dërrmuese të Afrikës, Kaukazit, Amerikës Jugore ende janë nën ombrellën apo fatin e shteteve më të konsoliduar në aspektin e funksionimit të tyre dhe pothuajse gjithçka varet nga angazhimi i shteteve të fuqishme për shpëtimin e ekonomive të varfra të këtyre shteteve.

Sfidat kryesore që shtetet e botës janë duke u përballur në kohët e sotme janë të shumta dhe kruciale për qytetarët e botës së globalizuar: mosfunksionimi i qeverive, keqpërdorimi i parasë publike, krizat financiare, zhytja në borxhe e shteteve, mungesa e profesionalizimit dhe sundimit të ligjit, ndërrimi i qeverive në mënyrë revolucionare, përballja me moszhvillim, përhapja e varfërisë, mbyllja e vendeve të punës, ngritja e temperaturave globale (acari i madh që po mbretëror në shtetet e Evropës), etj.

Shumica e këtyre problemeve-krizave reflektohen edhe në Republikën e Kosovës siç janë: papunësia, keqpërdorimi i parasë publike (ku edhe po kemi arrestime të personave të cilët po shkaktojnë keqpërdorime, por jo në normën e kënaqur), mos sundimi i mirëfilltë i ligjit në terë territorin e Kosovës etj. Mirëpo Republika e Kosovës përveç këtyre problemeve të përbashkëta që i ndanë me shtetet e botës ka edhe disa probleme reale me të cilat përballet, por këto probleme ne duhet llogaritur si probleme fiktive apo jo ekzistuese.

Probleme reale – janë përballja e institucioneve të Kosovës me strukturat paralele serbe në veri të vendit, vënia e rendit dhe ligjit në secilin cep të Republikës së Kosovës (Ushtrimi sovranitetit nga ana e institucioneve të Kosovës në territorin e saj), zhvillimi ekonomik i Kosovës të jetë në një nivel më të lartë (edhe pse në këtë drejtim nuk mund të themi se nuk është bërë asgjë por ende jemi larg standardeve ndërkombëtare), politikat fiskale dhe ekonomike të jenë më bashkëkohore, të shtohet efikasiteti dhe kontrolli mbi punën e secilit që është i punësuar në institucionet e Kosovës (administratën shtetërore), politika e jashtme të jetë më e efektshme në sjelljen e njohjeve ndërkombëtare të shteteve, inkuadrimi i Republikës së Kosovës në institucionet ndërkombëtare të OKB-së, institucioneve të sigurisë, ekonomisë, politike, sociale, kulturore, sportive etj.

Problemet fiktive – Ne si shoqëri demokratike duhet punuar më shumë me parime profesionale bashkëkohore duke i klasifikuar disa probleme si të pa rëndësishme për shtetin dhe duhet nënçmuar për shkak se ato janë në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik të vendit, në mesin e këtyre problemeve që ne duhet llogaritur si probleme fiktive janë:

Statusi special për veriun – që po synohet nga ana e shtetit serb është po ashtu në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe gjithçka që serbët marrin më shumë se sa është paraparë me pakon e presidentit Ahtisari është më shumë se sa ata e meritojnë dhe e vetmja zgjidhje për serbët e veriut është implementimi i pakos së Ahtisarit, në të kundërtën kjo mund të sjellë pakënaqësi te minoritetet tjera dhe te pjesa shumicë e Kosovës.

Mbajtja e referendumit të serbëve të veriut të Kosovës – është totalisht i paligjshëm dhe në kundërshtim jo vetëm me rendin juridik dhe kushtetues të vendit, por edhe në kundërshti të plotë me të gjitha aktet ndërkombëtare, sepse janë të përcaktuara në aspektin e së drejtës ndërkombëtare se kush ka të drejtë të mbajë një referendum për ndarje të një pjese të territorit dhe bashkëngjitje me territorin tjetër dhe kjo pjesë nuk e plotëson as edhe një kriter ndërkombëtare për të mbajtur një referendumi të tillë çfarë synohet nga politikanët e shtetit serb të cilët bëjnë politikë në veriun e Kosovës. Republika e Kosovës gjatë vitit 2012 duhet t’i përdorë të gjitha mekanizmat bashkëkohorë demokratik për vendosjen e kontrollit në këtë pjesë të shtetit duke u koordinuar sa më shumë me KFOR-in dhe EULEX-in si institucione ndërkombëtare të sigurisë dhe drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Propozimi katër pikësh i Tadiqit – më tepër ka të bëjë me problemet e brendshme të Kosovës dhe nuk duhet të pranohet si i tillë sepse është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti dhe asnjë shtet nuk mund të përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër e as shteti serb në Republikën e Kosovës dhe siç po shihet në heshtje ky propozim katër pikësh duhet të refuzohet sepse ne jemi ata të cilët bëjmë zgjidhje për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jo ndonjë shtet tjetër fqinj i yni.

Përdorimi i fusnotave për statusin e Kosovës – është një ikje nga realiteti dhe nuk bënë që të pranohet një gjendje e tillë sepse për këtë ditë që Kosova ta ketë emrin Republikë shumë shqiptarë e kanë pësuar rëndë duke u maltretuar, keqtrajtuar, deportuar, rrahur, burgosur e shumë e shumë të tjerë duke i vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore që nuk e njeh as historia e njerëzimit e që të gjitha këto të këqija i kanë bërë serbët mbi popullatën civile shqiptare vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë dhe njerëz të botës moderne me kulturë dhe civilizim bashkëkohor.

Përdorimi i fusnotave është edhe antikushtetuese sepse Kosova e ka emërtimin e saj kushtetues si Republika e Kosovës (Shih: nenin 1 paragrafi 1 dhe nenin 4 paragrafi 1 të Kushtetutës së Kosovës) dhe me këtë emërtim duhet të përfaqësohet Republika e Kosovës si në nivel vendi, rajoni e poashtu edhe në nivel të OKB-së dhe një shmangie nga ky emërtim kushtetues paraqet shkelje të rendit juridik dhe kushtetues të shtetit tonë.

Përfundim – Republika e Kosovës duhet të mësojë nga problemet që po i mundojnë shtetet në botë sepse në Kosovë nuk ka mundësi të ketë trazira për ndërrim pushtetesh sepse Kosova është shtet modern dhe demokratik dhe nuk ka vend në këto lloj forma të reagimit, ngase janë të papranueshme dhe jodemokratike. Mund të bëjmë më shumë që të kemi ngritje të zbatimit të parimeve profesionale duke luftuar më shumë krimin e organizuar, korrupsionin dhe të gjitha dukuritë tjera negative që i mundojnë shoqëritë demokratike.

Ndërsa problemet tjera mund t’i konsiderojmë si fiktive apo të paqena siç janë: statusi special për veriun, mbajtja e referendumit të serbëve të veriut të Kosovës, propozimi katër pikësh i Tadiqit dhe përdorimi i fusnotave për statusin e Kosovës duhet injoruar dhe konsideruar si propozime demode dhe të pazbatueshme, sepse janë në kundërshtim së pari me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe më pas edhe në kundërshtim me sistemin juridik, politik, ekonomik dhe social në Republikën e Kosovës.

(Autori ka titullin shkencor Master i shkencave Juridike – Financiare)

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Kalo në kategori