Reflekset të cilat lindin me beben; Në rast se foshnja juaj nuk bën këto veprime, ka arsye për t’u shqetësuar

Gjatë ditëve të para pas lindjes, foshnjat fillojnë të mësohen me lirinë e lëvizjes jashtë hapësirave të ngushta të mitrës
Fillimisht, mund të duken sikur ngurrojnë pak, duke parapëlqyer të mbështillen kruspull dhe të jenë ngrohtë. Gjithsesi, me kalimin e kohës, do të fillojnë të eksplorojnë një sere lëvizjesh.
Në fakt, foshnjat lindin me një sërë refleksesh (lëvizje automatike, të pavullnetshme). Disa nga këto lëvizje, si kthimi i kokës për të shmangur zënien e frymës, duket se janë reagime, që bëhen për t’u mbrojtur.
Por disa nga reflekset dobësohen pas kalimit të javëve apo muajve dhe më pas, zhduken plotësisht duke u zëvendësuar me aftësi të reja, që i mësojnë me kalimin e kohës. Bëni kujdes me disa nga reflekset e mëposhtme:
* Zhvillimi. Ky refleks i nxit foshnjat të kërkojnë burimin e ushqimit, qoftë ky gjiri apo biberoni. Nëse e përkëdhelni lehtë foshnjën te faqja, ajo do të kthehet me gojën e hapur në atë drejtim, gati për të nisur procesin e thithjes.
* Thithja. Kur foshnjës i futet gjiri apo biberoni në gojë, fillon të thithë në mënyrë automatike. Ky refleks e ndihmon jo vetëm të ushqehet, por edhe të qetësohet.
* Dora te goja. Foshnjat do të mundohen ta gjejnë gojën e tyre me dorë. Ky refleks mund të jetë arsyeja pse shumë prej tyre i çojnë duart te gjiri apo shishja e biberonit, këshillon Living.
* Të ecurit. Kur i mbani foshnjat hopa dhe këmbët u prekin tokën, ato mund t’i vendosin këmbët para njëra-tjetrës, sikur do të fillojnë të ecin. Refleksi i të ecurit është më i dukshëm pas ditës së katërt dhe zhduket pas rreth dy muajsh. Pjesa dërrmuese e foshnjave nuk mësojnë të ecin pa mbushur thuajse një vit.
* Trembja (refleksi Moro). Kur tremben nga një zhurmë apo lëvizje e papritur, foshnjat mund të zgjasin përpara të dy krahët dhe të fillojnë të qajnë. Këtë gjë mund ta vini re nëse e shtrini foshnjën me një lëvizje të beftë në djep apo në krevat.
* Rrethimi (refleksi tonik i qafës). Po ta ktheni kokën e foshnjës nga njëra anë, ndërsa ajo është e shtrirë me shpinë, do të vëreni pozën klasike që marrin foshnjat, ku njëri krah është i përdredhur dhe i ngritur pas kokës, ndërsa tjetri mbahet drejt dhe shtrihet larg trupit në drejtimin nga është kthyer koka. Madje, foshnja mund ta mbledhë grusht, dorën e krahut të shtrirë.
* Buzëqeshja. Në javët e para të jetës, shumica e buzëqeshjeve të foshnjës së porsalindur janë të pavullnetshme, por nuk do të kalojë shumë kohë kur të fillojë të buzëqeshë, duke reaguar ndaj një personi apo situate të caktuar. Në rast se tregoheni të kujdesshme, mund të vëreni disa nga reflekset e përmendura më sipër, por gjithsesi, mos u shqetësoni nëse nuk arrini t’i vëreni ato.
Mjeku pediatër mund t’i analizojë këto reflekse gjatë kontrolleve rutinë. Ju mund t’i inkurajoni lëvizjet e fëmijës, duke lëvizur krahët dhe këmbët e tij në formën e biçikletës, teksa është shtrirë me shpinë. Ose mund ta nxisni që t’ju godasë te duart apo të godasë një lodër që lëshon tinguj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë