LAJMI I FUNDIT:

Referendumi në Serbi, politikani serb theu kutinë e votimit – ai u arrestua, pamjet janë bërë virale në internet

Referendumi në Serbi, politikani serb theu kutinë e votimit – ai u arrestua, pamjet janë bërë virale në internet

Srdjan Nogo, ish-funksionar i lëvizjes Dveri, ka votuar në referendumin e sotëm që po zhvillohet në Serbi dhe ka thyer kutinë e votimit.

Si pasojë, Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një video ku shihet Srdjan Nogo teksa fut një fletë votimi në qendrën e tij të votimit, më pas merr kutinë e votimit dhe e hedh në dysheme.


Se regjistrimi është autentik e ka konfirmuar për mediat serbe edhe Prokuroria.

Kjo është rezoluta që u miratua në Kuvend kundër referendumit të Serbisë në Kosovë
Lexo po ashtu Kjo është rezoluta që u miratua në Kuvend kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Kujtojmë se sot në Serbi po mbahet referendumi për ndryshimet kushtetuese në fushën e drejtësisë.

Sipas të dhënave, gjithsej 12 për qind e qytetarëve kanë shkuar në votime deri në orën 13:00.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës dje miratoi rezolutën që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Kalo në kategori