LAJMI I FUNDIT:

Reece James tregon arsyen pse dështoi totalisht Chelsea sezonin e kaluar: Ata donin të largoheshin

Reece James tregon arsyen pse dështoi totalisht Chelsea sezonin e kaluar: Ata donin të largoheshin

Chelsea ka përjetuar sezonin më të keq në 20 vitet e fundit në histori të klubit.

Londinezët e përfunduan sezonin në pozitën e 12 me vetëm 44 pikë pas 38 xhirove që ishte një dështim i madh.


Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të londinezëve, Reece James ka folur për atë sezon, duke thënë se ka qenë më i vështiri në karrierën e tij.

Pochettino zbulon se cilin lojtar e sheh si kapiten të Chelseat
Lexo po ashtu Pochettino zbulon se cilin lojtar e sheh si kapiten të Chelseat

Ndër të tjera James ka thënë se edhe futbollistët donin të largoheshin dhe kjo e bëri edhe më të vështirë.

“Sezoni i kaluar ishte padyshim më i vështiri në karrierën time, por tani e ndjej se jemi në rrugën e duhur, sigurisht kjo ndodhi sepse shumë lojtarë nuk donin të ishin këtu sezonin e kaluar”.

“Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James
Lexo po ashtu “Njerëzit mendojnë se jeta e futbollistit është perfekte, por u them se është shumë larg kësaj”, pjesë nga ditari plot ‘vuajtje’ i Reece James

“Tani ne jemi këtu për një nisje të re dhe duam të ecim përpara. Që kur ka ardhur trajneri i ri bashkë me stafin, në ekip janë futur energji të reja dhe ne jemi gati për sezonin e ri”, tha mbrojtësi anglez.

Chelsea tani udhëhiqet nga trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, derisa ka bërë disa transferime ku synimi është të rikthehet në maje të futbollit anglez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori