LAJMI I FUNDIT:

Redbull Flick Kosova hap kualifikimet për turneun e CS:GO të quajtur Juanflatroo Qualifier

Redbull Flick Kosova hap kualifikimet për turneun e CS:GO të quajtur Juanflatroo Qualifier
(Foto: XportalEsports)

Turneu ndërkombëtar ku ekipet të përbëra nga dy lojtarë garojnë kundër njëra tjetrës në CS:GO – Red Bull Flick, tashmë ka hapur regjistrimet për turneun kualifikues të edicionit të dytë për ekipet nga Kosova.

Nga turneu Red Bull Flick Kosova, dy lojtarët më të mirë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e turneut Red Bull Flick Invitational i cili do  të mbahet në qytetin Kopenhagë të Danimarkës.

Do të mbahen dy turne kualifikues për ekipet e Kosovës, ku dy më të mirët nga secili turne kualifikues do të sigurojnë pjesëmarrjen në finalet LAN në Prishtinë.


Kualifikimi i parë do të mbahet me datën 27 gusht, ndërsa i dyti i quajtur Juanflatroo Qualifier, në emër të lojtarit të famshëm të ekipit Bad News Eagles, do të mbahet me datën 28 gusht.

Gjithsej tetë ekipe do të përballen në turneun LAN në Prishtinë me datën 3 shtator, ku dyshja fituese do ta përfaqësojë Kosovën në turneun Red Bull Flick Copenhagen, i cili do të mbahet në qytetin Kopenhagë të Danimarkës.

Në këtë turne pjesëmarrës do të jenë ekipe të famshme si G2, Vitality, BIG dhe më shumë.

Regjistrohu në turneun e parë kualifikues me datën 27 gusht.

Regjistrohu në turneun Juanflatroo Qualifier me datën 28 gusht.

/Telegrafi/

 

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori