Red Bull Kosova dhe Innovation Centre Kosovo kanë prezantuar edicionin më të ri të garës globale “Red Bull Basement”, e cila këtë vit përqendrohet në Inteligjencë Artificiale. Ekipi fitues, do ta përfaqësojë Kosovën në Finalen e Madhe në Tokio, Japoni.

Në mjediset e Innovation Centre Kosovo, me pjesëmarrjen e mbi 120 të rinjve, ndërmarrësve dhe komunitetit të TIK, Red Bull Basement ka hapur zyrtarisht edicionin e vitit 2024.


Pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë më shumë rreth programit, afateve, kritereve, si dhe dëgjuan tregime frymëzuese nga dy ndërmarrës të suksesshëm, Hana Qerimi (Shkolla Digjitale & Starlabs) dhe Arianit Fazliu (Kutia).

red1  1

Gara globale e cila mbështetet nga Microsoft dhe AMD, është e hapur për aplikuesit nga Kosova deri më 31 tetor.

Të rinjtë, studentët, bizneset startup, dhe kompanitë e TIK, inkurajohen të aplikojnë, dhe të kualifikohen për mundësinë e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në Finalen Globale, e cila do të zhvillohet në Tokio, Japoni, në muajin dhjetor. Red Bull Kosova dhe ICK do të mbulojnë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Tokio, për dy (2) anëtarë të ekipit fitues.

red0  1

Ekipi fitues po ashtu do të pranojnë shpërblime dhe pajisje në vlerë 4,000 Euro.

Më shumë informata rreth programit dhe aplikimit i gjeni KËTU!

RBA 2481 12 px RedBull Basement 2024 Banner KOS 1  1

Data të rëndësishme:Afati i fundit për aplikim: 31 Tetor 2024 Përzgjedhja e Top 20 ideve më të mira: 01 Nëntor 2024 Dorëzimi i videove prezantuese 1 minutëshe nga Top 20 ekipet: 04 Nëntor 2024 Përzgjedhja e Top 10 finalistëve: 04 Nëntor 2024 Finalja Kombëtare e Kosovës: 05 Nëntor 2024 Udhëtimi në Japoni për Finalen Globale: 2-5 Dhjetor 2024 Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe Red Bull Kosova ju urojnë suksese të gjithë aplikuesve!

r2  1