LAJMI I FUNDIT:

Reçica: LVV dhe LDK nuk e kanë për qëllim qeverisjen e shtetit

Reçica: LVV dhe LDK nuk e kanë për qëllim qeverisjen e shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kritikuar mandatarin Albin Kurti. 

Në fjalimin e tij në seancën ku pritet të votohet Qeveria Kurti, ai ka thënë se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij qysh në fillim janë lodhur nga marrja e përgjegjësive.

“Albin shpejtë keni nis me u lodhë, se të ikën ushtarët. Kandidati për kryeministër Albin Kurti, në ekspozenë 20 minutëshe tha diçka që s’e kemi dëgjuar më parë. Kujt t’i besojmë Albin Kurtit që foli këtu, apo Albin Kurtit që ka vepruar për 10 vjet këtu. Kjo është shumë me rëndësi jo për hirë të qeverisë, jo për hir të Albin Kurtit, por për hir të së ardhmës. VV dhe LDK, pas 6 tetorit kanë zhagitur “, ka deklaruar Reçica.


Ai ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e kanë për qëllim qeverisjen, por gllabërimin e shtetit.

“Ata po bëjnë gllabërimin dhe zënien e posteve. Këto dy parti nuk kanë për qëllim të qeverisin shtetin, por të gllabërojnë sa më shumë shtetin. Këto dy parti nuk mund të garantojnë përmbylljen e shtetësisë së Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e sovranitetin. E keni mashtruar diasporën duke kërkuar të iu votojnë kinse ju do t’i përkrahni”, tha ai.

Reçica ka deklaruar se Albin Kurti nuk ka zgjedh metoda për të ardhur në pushtet, sipas tij, Kurti për të ardhur në pushtet është në gjendje të ndryshojë çdo gjë.

“Gjithë veprimtaria e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje lidhet me papërgjegjësi, linçim, sulm ndaj institucioneve shtetërore, krijim të organizatave kriminale siç është Syri i Popullit, deri më eliminim”, pohoi ai.

Pas diskutimeve, pritet të votohet Qeveria e re e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori