Lyerja e ngrohtë apo e ftohtë nga qiqrat me susam është e mirë edhe për personat me lukth të ndjeshëm, sepse lehtë tretet.

Mund ta shërbeni me bukë integrale dhe me ullinj, transmeton Telegrafi.


Përbërësit: - 100 gr qiqra, - 3 thelpinj hudhre, - lëng nga gjysmë limoni, - 20 g susam, - kripë, - vaj ulliri.

tahini sauce 1705p134

Udhëzim:

Qiqrat në mbrëmje zhytni në ujë dhe të nesërmen zieni.

Në blender përzieni qiqrat.

Susamin dhe hudhrën shtypeni në havan, qitni kripë dhe shtojeni në përbërjen e qiqrave.

Në fund qitni sipër pak vaj ulliri. /Telegrafi/