Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes
Edhe pse zakonisht në humus i shtohet vaj ulliri, ky version përgatitet me ujë, që nuk e humb aspak shijen
Me shtimin e ullinjve ose kastravecëve turshi, mund të bëni një sandviç të shijshëm që do t'ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit: ▪ 200 gr qiqra të ziera (të konservuara) ▪ 4 lugë tahini ▪ 1 lugë çaji kripë ▪ 1/2 lugë çaji piper ▪ lëng nga 2 limona të vegjël ▪ 1 lugë gjelle qiqra të thata ▪ 1 lugë gjelle hudhër pluhur ▪ piper i kuq
Hidhni në blender qiqrat e ziera, tahinin, kripën, piperin, hudhrën dhe lëngun e limonit dhe të gjitha grimi mirë.
Nëse humusi është shumë i trashë, shtoni ujë nga konserva e qiqrave. Masën duhet ta përzieni për disa minuta, sepse kështu do të merrni një masë të lëmuar dhe të njëtrajtshme.
Vendoseni humusin e përgatitur në një enë për shërbim dhe pjesën tjetër në një kavanoz që do ta ruani në frigorifer.
E spërkatni humusin me pak piper pikant dhe e shërbeni.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/































