Kur forcat rebele në Siri u futën në Damask dhe në pallatin e Bashar al-Assad, ata gjetën flotën e veturave luksoze, përfshirë Mercedes, Porsche, Audi e Ferrari.
Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale shfaq grupet rebele duke u futur në garazhin masiv të pallatit presidencial – që ishte i mbushur me vetura luksoze që i kishte koleksionuar Assadi, transmeton Telegrafi.
Një prej tyre ia kishte vënë syrin një Mercedes-Benzi luksoz me dyer të palosshme, e të tjerët nuk hezitën t’i marrin SUV-ët, si dhe mjetet e tjera të blinduara.
Assad’s „little“ car fleet. He was definitely a man of the people.
All dictators are greedy narcissists. All of them.pic.twitter.com/zozeObDwhA
— (((Tendar))) (@Tendar) December 8, 2024
Pallati është një kështjellë e madhe, e përbërë prej guri dhe mermeri, e vendosur në një kodër në periferi të Damaskut; The Guardian dikur e përshkroi atë si një “monument me jehonë të dekorit të diktatorit”.
Ushtarët rebelë e gjetën atë të braktisur pasi Assadi u arratis me aeroplan në një vend të panjohur, raportoi Reuters, duke i dhënë fund 24 viteve të sundimit brutal në të cilin diktatori dhe familja e tij jetuan si perandorë ndërsa njerëzit lënguan.
Videot e shpërndara në X tregojnë burra që tërheqin mobilet dhe veprat e artit, ndërsa gratë me hixhab kapnin enët dhe çarçafët. /Telegrafi/