Jo gjithmonë janë të rinjtë ata që befasojnë me fillimet e tyre për së mbari në karrierën që ka zgjedhur.

“Më mirë vonë se kurrë” , kësaj shprehje më së miri i ka dhënë dritë Eshrefe Sylejmani nga Gjilani, e cila e fillon karrierën e saj si stiliste në moshën 47 vjeçare, shkruan Telegrafi.


Ajo ka përfunduar me sukses studimet për dizajn dhe ka fituar titullin “Master” në “Dizajn Mode”, duke e çuar në këtë mënyrë përpara ëndrrën e saj.

“Start” mban titullin koleksioni i saj i parë, i prezantuar me plot 20 kreacione, të cilat gjenden në atelinë e saj të re “ES Couture”.

Prezantimin e këtyre veshjeve e ka bërë modelja e njohur Dhurata Lipovica, e cila shquhet për elegancën dhe shkëlqimin që u jep veshjeve, të cilat rrinë bukur në trupin e saj.

Fotografitë janë realizuar nga Arton Humolli, ndërsa e veçanta e tyre është se janë realizuar pas orës 2:00 dhe kanë vazhduar deri në 8:00 të mëngjesit.

Stilistja Sylejamni duket të jetë një frymëzim i mirë për njerëzit të cilët mendojnë se janë ‘vonuar’, në realizimin e ëndrrave të tyre, e që në fakt nuk është kurrë vonë për një fillim të ri...

Më poshtë ju prezantojmë me disa nga veshjet e koleksionit “Start” të Eshrefe Sylejamnit. /Telegrafi/

e1 7

e2 4

e3 3

e4 2

e5 1

e6 1

e7 1

e8 1