Reali vazhdon me fitore falë golave të Jamesit dhe Moratas (Video)

Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga, këtë herë duke fituar në udhëtim te Granada me rezultat 0-4.
Mysafirët filluan takimin pa lojtarët kryesor, por kjo nuk i ndaloi që të jenë superiorë.
Takimi filloi me dy golat e shpejtë të James Rodrigues (3’,11’) .
Pas kolumbianit në skenë me dy gola të shpejtë doli edhe Alvaro Morata (30’, 35’) dhe me rezultat 0-4 u mbyllë pjesa e parë.

Në pjesën e dytë raste të mira për gol kishin edhe Danilo (63’), Lucas (65’), Sergio Ramos (69’).
Pas kësaj fitore Real Madridit vazhdon në vendin e dytë me 84 pikë, aq sa Barcelona në pozitën e parë, por Los Blancos kanë një ndeshje më pak.

Ndërsa Granada vazhdon në pozitën e 19, me 20 pikë. Ndeshja e ardhshme e Relit është ndaj Sevillas. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5l92st_all-goals-highlights-hd-granada-0-4-real-madrid-06-05-2017-hd_sport






















































