LAJMI I FUNDIT:

Reali i pamëshirshëm ndaj Celta Vigos

Reali i pamëshirshëm ndaj Celta Vigos
(Foto: Getty Images)

Real Madridi i ka shënuar plot gjashtë gola në ndeshjen e parafundit sezonale në La Liga kundër Celta Vigos që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Rezultati u zhbllokua në minutën 13-të të takimit kur Gareth Bale pranoi një top nga Luka Modric dhe realizoi.

Dy gola nga Gareth Bale në pjesën e parë (Foto: Getty Images)

I njëjti futbollist e dyfishoi rezultatin pas gjysmë ore lojë, ndërsa kësaj radhe u asistua nga mesfushori tjetër, Isco.


Në pjesën e parë u shënua edh goli i tretë i Los Blancos, ndërsa realizues ishte Isco (32′), i cili u asitua nga Toni Kroos.

Në gjysmën e dytë i erdhi radha të shënonte edhe Achraf Hakimi (52′) që u asistua nga Karim Benzema, ndërsa me autogolin e Sergi Gomez (74′) u realizua goli i pestë i Mbretërve.

Një gol dhe një asistim nga Isco (Foto: Getty Images)

Golin e gjashtë dhe të fundit në këtë sfidë e realizoi mesfushori Toni Kroos në minutën e 81-të të takimit.

Real Madridi e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, pasi ndodhet pesë pikë para vendit të katërt (Valencia) kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

Në xhiron e fundit të zgjedhurit e Zinedine Zidane luajnë kundër Villarrealit, ndërsa Celta Vigo që e ka siguruar mbijetesën, është nikoqir i Levantes. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6je57f

https://www.dailymotion.com/video/x6je6b8

https://www.dailymotion.com/video/x6je6pl

https://www.dailymotion.com/video/x6je8hk

https://www.dailymotion.com/video/x6je9df

https://www.dailymotion.com/video/x6je9ye

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori