Reali dominon formacionin e javës

Mesfushorët Bale, Isco dhe Di Maria ishin mahnitës duke u regjistruar të tre në listën e golashënuesve, ndërsa atyre u bashkohet edhe Coentrao në mbrojtje.
Barcelona pësoi humbje nga Granada, ashtu që realizuesi i golit të vetëm, Yasine Brahimi ia ka siguruar vetes një vend në njëmbëdhjetëshin më të mirë.
Diego Costa bëri paraqitje të mirë në fitoren e Atletico Madridit kundër Getafes (2-0).
Njëmbëdhjetëshi i javës së 33-të në La Liga (3-4-3):
Portier: Vicente Guaita (Valencia)
Mbrojtës: Aymeric Laporte (Athletic Bilbao), Diego Colotto (Espanyol), Fabio Coentrao (Real Madrid).
Mesfushorë: Gareth Bale (Real Madrid), Yasine Brahimi (Granada), Isco (Real Madrid), Angel Di Maria (Real Madrid).
Sulmues: Kevin Gameiro (Sevilla), Diego Costa (Atletico Madrid), Aritz Aduriz (Athletic Bilbao).
/Telegrafi/





















































