Reali e priti Schalken në një ndeshje prestigji, ku Ancelotti nuk preferoi inkuadrimin e formacionit më të mirë.

Ishte Cristiano Ronaldo ai që realizoi pas 21 minutash lojë, me asistimin e Gareth Bale, teksa shpresat për një rezultat pozitiv mysafirëve u mbajti Hoogland në minutën e 31-të.


Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje e bukur për sy, por pa rëndësi. Ronaldo e zgjeroi statistikën e tij mbresëlënëse të shënimit të golave (74’), teksa vetëm një minut më vonë shënoi edhe Morata për 3-1.

Real Madridi kështu pret të premtën kundërshtarin e radhës, që pa asnjë problem mund të jetë edhe Barcelona, apo Bayern Munich. /Telegrafi/

telegrafi sport app