Real Madridi dhe Shakhtar Donetsk kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Mbretërit janë nikoqir të klubit ukrainas në takimin e vlefshëm për Grupin B, ndeshje që zhvillohet në stadiumin Alfredo di Stefano nga ora 18:55.


Ekipi i Zinedine Zidane është gati të nis kampanjën e Ligës së Kampionëve me fitore, pasi çdo gabim mund të jetë i madh shkaku që ky cilësohet ‘grup i vdekjes’.

Në anën tjetër, mysafirët kanë udhëtuar drejt Madridit për të vetmin qëllim – befasinë ndaj Los Blancos.

Zidane ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në formacionet për dallim nga ndeshjet e fundit në kampion, ndërsa trajneri i mysafirëve luan me më të mirët.

Real Madrid: Courtois; Mendy, Militao, Varane, Marcelo; Casemiro, Valverde, Modric; Asensio, Jovic, RodrygoShakhtar Donetsk: Trubin; Dodo, Khocholava, Bondar, Korniienko; Marlos, Maycon, Tete, Marcos Antonio, Solomon, Dentinho./Telegrafi/

telegrafi sport app