Real Madridi ka dështuar edhe një herë që ta bindë Mauricio Pochettinon që të bashkohet me ta.

Mbretërit kësaj radhe kanë qenë shumë më të vendosur duke i ofruar trajnerit argjentinas një kontratë me pagë prej 18 milionë euro në sezon.


As kjo ofertë shumë e lartë nuk e ka tundur atë.

pochettino

Pochettino nuk ka ngurruar ta refuzojë këtë ofertë marramendëse të kampionëve në fuqi të Evropës, për të vazhduar me Tottenhamin.

The Sun shkruan se Pochettino ishte zgjedhja e parë e Florentino Perezit për stolin e klubit që drejton, pas shkarkimit të Julen Lopeteguit.

Ai e kërkoi argjentinasin edhe gjatë muajve të verës, por pa mundur ta bindte.

Pochettino (Getty Images)

Refuzimi i fundit erdhi pasi që Reali po përjeton një krizë edhe në bordin drejtues.

Tani Real Madridit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të hidhet në aksion edhe një herë në fund të sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app