Real Madridi ka shprehur interesim për dy mbrojtësit Aymeric Laporte dhe Mats Hummels për të përforcuar qendrën e mbrojtjes para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Siç raporton The Athletic, Real Madridi ka ‘ringjallur’ interesimin e tyre për Laporten pasi nuk arritën që ta sigurojnë nënshkrimin me Leny Yoron, por marrëveshja mbetet e komplikuar për shkak të problemeve financiare.
Ndërkohë, Gazzetta dello Sport ka raportuar se Real Madridi gjithashtu po monitoron situatën e Hummels nga afër, pasi mbrojtësi gjerman tashmë është një lojtar i lirë.
Hummels und Real? Das ist dran an dem Gerücht. 👀 #SkyTransfer #RealMadrid https://t.co/TtfWUTlj10
— Sky Sport (@SkySportDE) July 23, 2024
Sidoqoftë, Hummels tani ka 35 vite mbi supe dhe një pagë të madhe andaj transferimi i tij mund të jetë më i komplikuar se ai i Laportes.
Ajo që nuk mund të mohohet është eksperienca dhe mentaliteti fitues që të dy mbrojtësit do të sillnin tek Real Madridi.
Laporte ka fituar Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn para se t’i bashkohej Al Nassrit, ndërsa ka fituar edhe Kampionatin Evropian 2024 këtë verë me Spanjën.
🚩
Last week there were internal discussions at Real Madrid to study the signing of Aymeric Laporte -as first reported by @AbrahamPRomero.
Some details in @TheAthleticFC‘s Transfer DealSheet https://t.co/7YjOvQyzxu
— Guillermo Rai (@GuillermoRai_) July 23, 2024
Hummels në anën tjetër, ka qenë fitues i Botërorit në vitin 2014 me Gjermaninë. Ai gjithashtu ka ndihmuar Borussia Dortmundin të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku u mposhtën nga Real Madridi.
Mbetet të shihet se për cilin prej tyre do të vendos Real Madridi, apo nëse deri në fund të afatit kalimtar do të bëjnë ndonjë transferim tjetër./Telegrafi/