Real Madridi i është kthyer një piste të re, ku Christian Pulisic është lojtari që pëlqehet nga mbretërit.

Kampioni i Evropës nuk e ka ndërmend që ta pres më Neymarin dhe Eden Hazardin dhe ka filluar t’i shikojë opsionet e reja.


Blutë kërkojnë 200 milionë euro për Hazardin, ndërsa për Neymarin duhet të presin deri në vitin 2019.

GettyImages 1005412634 Christian Pulisic po pëlqehet nga shumë klube (Getty Images)

Tashmë listës i është shtuar dhe ylli amerikan i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic,

Ai mebte opsion më i lehtë për tu arritur pasi mund të kushtojë deri në 70 milionë euro.

Në anën tjetër u flit në fillim të javës se Real Madridi ka bërë ofertë për Willianin e Chelseat, por edhe ky lajm u mohuan nga klubi londinez.

GettyImages 943385078 Willian i Chelseat (Getty Images)

Mungesa e tij në fillim të sezon ka të bëjë me problemin me vizë dhe së shpejti ai do të bashkohet me Chelsean.  /Telegrafi/