Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga pas dy barazimeve radhazi.

Los Blancos kishin përballë Levanten në xhiron e katërt të kampionatit elitar spanjoll dhe e mposhtën me rezultat 3-2.


Skuadra e Zinedine Zidanes e nisi mirë ndeshjen dhe pas 25 minutave shënuan golin e parë me Karim Benzeman.

Francezi gjashtë minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë në ndeshje, ku kësaj radhe u asistua nga James Rodriguez.

GettyImages 1174606724 Karim Benzema. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ndërkohë për 3-0 pesë minuta para fundit të ndeshjes shënoi braziliani Casemiro.

Reali në pjesën e dytë e uli tempon e lojës, ndërsa Levante arriti të shënonte dy gola me Borja Mayroal dhe Melero.

Gjithsesi në fund edhe pse tentuan mysafirët golin e barazimit një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Reali me këtë fitore ka grumbulluar tetë pikë dhe zë pozitën e dytë në tabelë, ndërkohë Levante mbetet e pesta me gjashtë pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app