LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi me kërkesë të Ancelottit i ka ofruar Modricit një pozitë të re në klub

Real Madridi me kërkesë të Ancelottit i ka ofruar Modricit një pozitë të re në klub

Real Madridi i ka ofruar Luka Modricit një pozitë të re në klub, teksa legjenda kroate po i afrohet pensionimit nga futbolli.

“Los Blancos” kanë refuzuar një ofertë astronomike nga ekipi arab Al Nassr verën e kaluar.

38-vjeçari në fund nënshkroi një kontratë të re me klubin madrilen dhe ka luajtur 20 ndeshje në La Liga, aty ku Real Madridi momentalisht është lider me gjashtë pikë më shumë se vendi i dytë Girona.


Ish-fituesi i Topit të Artë ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por The Athletic ka raportuar se Modricit i është ofruar mundësia që t’i bashkohet stafit të trajnerëve tek Reali në rast se ai vendos që të pensionohet.

Për një pozicion, dy yje - formacioni i Real Madridit me Kylian Mbappen dhe Alphonso Davies
Lexo po ashtu Për një pozicion, dy yje - formacioni i Real Madridit me Kylian Mbappen dhe Alphonso Davies

Ky propozim i është prezantuar reprezentuesit kroat para dy muajsh, por ishte refuzuar nga Modric i cili ka dëshirë që të vazhdojë të luaj ende.

Sidoqoftë, është thënë se nuk ishte një ‘jo definitive’ pasi ish-lojtari i Tottenhamit nuk e ka refuzuar plotësisht idenë për t’u angazhuar në një rol tjetër.

Modric momentalisht është i fokusuar tek sezoni aktual dhe me shumë mundësi vendimi i tij nuk do të vijë deri pas përfundimit të Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani gjatë verës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori