LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka shpenzuar rreth 140 milionë euro për Hazardin – konsiderohet si marrëveshja më e keqe në histori të futbollit

Real Madridi ka shpenzuar rreth 140 milionë euro për Hazardin – konsiderohet si marrëveshja më e keqe në histori të futbollit

Kalimi i Eden Hazardit te Real Madridi për rreth 140 milionë euro është duke u konsideruar si më i keqi në histori të futbollit shkaku i minutazhës në fushë.

U konfirmuar nga Zinedine Zidane në këtë të hënë se belgu sërish ka pësuar lëndim dhe do të mungojë për 4-6 javë.

Hazard ka luajtur vetëm 25 herë në La Liga që kur u transferua te Los Blancos në korrik të vitti 2019 nga Chelsea.


Ai ka shënaur vetëm tre gola dhe tani është dilema nëse transferimi i tij te Real Madridi është i mallkuar.

Hazard arriti të fitonte me skuadrën spanjolle titullin e La Ligës në edicionin e kaluar, mirëpo nuk ishte vendimtar për të.

Me 11 lëndime të ndryshme, lojtari 30-vjeçar tani mund të humbë edhe Kampionatin Evropian.

“Diçka është duke ndodhur me Hazardin” – Zidane thotë se belgu do të mungojë ndaj Atalantës
Lexo po ashtu “Diçka është duke ndodhur me Hazardin” – Zidane thotë se belgu do të mungojë ndaj Atalantës

Shumëkush mund të jetë i pikëlluar nga lëndimet e tij, e këtu janë edhe tifozët e Chelseat që nuk do ta përjashtonin një rikthim të tij në Stamford Bridge.

Për shtatë vite në Ligën Premier, ai fitoi dy tituj të ligës, dy Liga të Evropës dhe FA Cup-n. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori