LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fiton me ‘poker’ golash ndaj Osasunës – shkëlqen Vinicius me het-trik

Real Madridi fiton me ‘poker’ golash ndaj Osasunës – shkëlqen Vinicius me het-trik

Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Osasunës në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit spanjoll.

Vinicius Junior në minutën e 35-të realizoi për 1-0 pas një asistimi të bukur nga Jude Bellingham.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, madrilenët gjetën edhe golin e dytë, me Bellingham (40’) këtë herë në rolin e golashënuesit për 2-0.


Të besuarit e Carlo Ancelottit vazhduan dominimin dhe patën shumë raste edhe në pjesën e dytë, ku si rrjedhojë erdhën edhe dy gola të tjerë.

Që të dy i shënoi Vinicius Junior i cili me këtë rast kompletoi het-trikun e tij të dytë me fanellën e Real Madridit.

Reprezentuesi brazilian fillimisht shënoi në minutën e 61-të për rezultatin 3-0 ndërsa golin e tij të het-trikut e realizoi në minutën e 69-të për rezultatin përfundimtar 4-0.

Në këtë ndeshje Carlo Ancelotti vendosi t’i jap disa minuta edhe dyshes së talentuar Endrick dhe Arda Guler të cilët u inkuadruan në fushë në minutën e 75-të.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi shkon në kuotën e 27 pikëve të grumbulluara, gjashtë më pak se lideri 33 sosh që nesër (e diel) luan ndaj Real Sociedadit në udhëtim.

Kujtojmë se ‘Los Blancos’ kanë një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Valencias e cila ishte suspenduar për shkak të përmbytjeve./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori