Real Madridi raportohet se ka marrëveshje në parim me Erling Haalandin e Borussia Dortmundit.

Los Blancos ka kohë që po e ndjekin sulmuesin norvegjez që ka impresionuar te skuadra nga Bundesliga.


Sipas asaj që raporton Diario Sport, Real Madridi është takuar me babain e lojtarit dhe agjentin Mino Raiola për të realizuar marrëveshjen.

e haaland 2

Por, marrëveshja është që Haaland të qëndrojë edhe për një vit te Dortmundi, derisa mbretërit planifikojnë ta mbajnë Karim Benzeman edhe për një vit.

Është në duart e sulmuesit nëse dëshiron të kalojë në këtë verë te Real Madridi apo në vitin 2023.

Barcelona është po ashtu në garë për Haalandin, mirëpo kriza e tyre financiare po e bënë të pamundur marrëveshjen. /Telegrafi/

telegrafi sport app