LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid vendos rekordin e vrapimit!

Real Madrid vendos rekordin e vrapimit!

Real Madrid ka vendosur rekordin për totalin e kilometrave të përshkruara nga e gjithë skuadra gjatë një ndeshje të këtij sezoni, teksa të besuarit e Zinedine Zidane arritën kuotën e 111.825 kilometrave të vrapuar ndaj Romës.

Kjo kuotë ishte dukshëm më e lartë se rekordi i mëparshëm të vënë në ndeshjen e parë ndaj Romës me 109.027 kilometra.

Duket qartë motivimi që kanë Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij në Ligën e Kampionëve, veprimtaria e vetme që i ka mbetur, duke parë 12 pikët e disvantazhit në La Liga.


Sipas të dhënave të publikuara nga UEFA, Real Madrid vrapoi për 111,825 kilometra, plot 5 mijë kilometra më shumë se mesatarja e skuadrës së drejtuar nga Rafa Benitez në fazën me grupe 106,686.

Në nivel individual, futbollisti që vrapoi më shumë në fushën e lojës ishte Diego Perotti i AS Roma me 12.903 kilometra të përshkruara, ndërsa Toni Kroos i Real Madrid bëri 12,086 kilometra.

Kurioz është fakti se futbollisti i tretë që vrapoi më shumë në mbrëmjen e “Bernabeu” ishte James Rodriguez. Autori i golit të dytë bëri 11.149 kilometra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori