Zinedine Zidane është kthyer në krye të Real Madridit qe 49 ditë, ku ka zhvilluar me Los Blancos tetë ndeshje në La Liga.

Francezi u kthye për ta ndërtuar skuadrën që do të luajë në vitin e ardhshëm, pasi që këtë sezon nuk ka çfarë të shpëtohet më.


Shumë nga lojtarët kanë dështuar të përgjigjen dhe gjërat në përgjithësi nuk janë përmirësuar.

RayoVallecano 1 Zhgënjimi i lojtarëve të Realit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mënyra më e mirë për të nxjerrë në pah janë rezultatet e tij nëse e organizon një 'mini ligë' prej se ai është kthyer në Real Madrid.

Pas tetë ndeshjeve në La Liga, Madridi do të gjendej në pozitën e pestë dhe, për rrjedhojë, jashtë Ligës së Kampionëve.

15565416368182

Ata kanë fituar vetëm gjysmën e ndeshjeve (të gjitha në shtëpi), ndërsa jashtë ata nuk kanë fituar (dy humbje dhe dy barazime).

Në total ata kanë grumbulluar 14 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app