Antony pritet të mësojë së shpejti të ardhmen e tij te Manchester United, ndërsa Real Betis po përgatitet të paraqesë një ofertë të re për ta rikthyer brazilianin në La Liga, këtë herë në formë të përhershme, sipas raportimeve nga Mail Sport

Betis planifikon të dorëzojë ofertën brenda 24 orëve të ardhshme, duke sjellë më në fund pak qartësi pas një vere të mbushur me pasiguri për sulmuesin që është larguar nga planet e klubit anglez. 


Një propozim i mëparshëm për huazim u refuzua më herët gjatë afatit kalimtar, por mbetet të shihet nëse oferta e përmirësuar do të pranohet nga drejtuesit e United. 

Pas rikthimit nga huazimi i suksesshëm te Betis sezonin e kaluar, Antony ka qenë pjesë e të ashtuquajturës "bomb squad" të trajnerit Ruben Amorim, një grup lojtarësh jashtë planeve të skuadrës së parë  dhe nuk llogaritet në projektin e tij për sezonin e ri në “Old Trafford”. 

Nëse nuk arrihet një marrëveshje përpara përfundimit të afatit kalimtar, e ardhmja e Antony mbetet e paqartë, ndërkohë që transferimi i tij për 85 milionë euro vazhdon të shihet si një nga dështimet më të mëdha të afatit kalimtar në historinë e klubit. 

Nga ana e klubit, rikuperimi i një pjese të shpenzimeve për njërin prej blerjeve më të kushtueshme është prioritet, veçanërisht pas investimeve të mëdha këtë verë në repartin ofensiv. 

Gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, Antony shënoi nëntë gola në të gjitha kompeticionet me Betis, dhe shpreson të rikthehet në atë formë nëse transferimi në La Liga realizohet me sukses./Telegrafi/

telegrafi sport app