LAJMI I FUNDIT:

Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi luftën e radhës në Lojërat Olimpike

Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi luftën e radhës në Lojërat Olimpike

Boksierja algjeriane Imane Khelif ka dhuruar një përgjigje me katër fjalë me të fituar luftën e saj të dytë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pas debatit të ashpër sa i përket pjesëmarrjes së saj.

Pasi e pa Angela Carinin të Italisë që u tërhoq pas 46 sekondave nga lufta dhe me të që tha se ishte grushti më i vështirë që kishte marr, Khelif u bë temë diskutimi në rrjetet sociale.

Një informacion masiv i rremë u shpërfaq duke thënë se ajo është transgjinore, gjë që detyroi Komitetin Olimpik të lëshojë disa deklarata për të adresuar këtë çështje.


Babai i Khelif, Omar, ishte detyruar të dilte në mbrojtje të vajzës së tij, duke konfirmuar se ajo ka lindur femër.

Khelif ishte ndaluar që të boksonte nga Shoqata Ndërkombëtare e Boksit, pasi organi qeverisës kishte thënë se ajo dhe Lin Yu-ting e Tajvanit, kanë dështuar në testin e gjinisë dhe kanë kromozome XY.

Sidoqoftë, ishte Njësia e Boksite Parisit (PBU) ajo që i mbikëqyr procedurat dhe ata lejuan që të dyja të boksojnë ashtu siç bënë tri vite më parë në Tokio.

Në paraqitjen e saj të dytë në ring në Paris, Khelif u përball me boksieren hungareze Anna Luca Hamor, të cilën e mposhti.

Ajo tregoi sportivitet të madh me kundërshtaren e saj pas përfundimit të luftës, duke i dhuruar një përqafim para se t’i kapte litarët për të dalur nga ringu.

Pas vërshimit të emocioneve, Khelif dha një përgjigje të thjeshtë por efektive për mediat.

Sipas The Telegraph, ajo ka thënë “Unë jam një grua”, duke iu kundërpërgjigjur direkt kritikave që ka marr gjatë ditëve të fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori