LAJMI I FUNDIT:

Reagon Mustafa: “Studimi” i bashkëmendimtarëve të Albin Kurtit është manipulim – LDK do të kërkojë sqarim nga partitë simotra për shkrimin tendencioz

Reagon Mustafa: “Studimi” i bashkëmendimtarëve të Albin Kurtit është manipulim – LDK do të kërkojë sqarim nga partitë simotra për shkrimin tendencioz

Kreu i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Isa Mustafa, raportin e  BE-së për lajmet e rreme e ka quajtur manipulim të “bashkëmendimtarëve të Albin Kurtit”.

Mustafa në një shkrim në Facebook, thotë se meqë ky “studim” qenka bërë për nevojat e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, si kryetar i LDK-së, do t’i drejtohet partive simotra të LDK-së në EPP (Partitë Popullore Evropiane), me sqarimet e nevojshme për ta hedhur poshtë këtë “studim” tendencioz dhe të motivuar ideologjikisht ndaj LDK-së.

Mustafa thekson se LDK  i ka dhënë shans por LVV tentoi ta keqpërdorte partneritetin dhe kontruktivitetin e LDK-së, duke u kthyer në shtratin e saj ideologjik dhe gjenezën izolacioniste.


Abazi thotë se Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht raportin e PE-së, për rrëzimin e Qeverinë Kurti
Lexo po ashtu Abazi thotë se Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht raportin e PE-së, për rrëzimin e Qeverinë Kurti

“Disa bashkëmendimtarë të majtë evropianë të tashmë forcës kryesore politike të së majtës në Kosovë (Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit), në një “studim” që paskan bërë për efektin e lajmeve të rreme në politike bërje, përfshirë edhe Kosovën, më paska “akuzuar” si prodhues të lajmeve të rreme me qëllim rrëzimin e qeverisë së koalicionit ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së!”

“E vërteta e bashkëqeverisjes  mes LDK-së dhe Vetëvendosjes është e qartë dhe e pastër. LDK-ja i dha shans Vetëvendosjes për të punuar bashkërisht për të mirën e Kosovës.  Vetëvendosje, përveç që tentoi ta keqpërdorte partneritetin dhe kontruktivitetin e LDK-së, duke u kthyer në shtratin e saj ideologjik dhe gjenezën izolacioniste, filloi ta rrezikonte partneritetin e Kosovës me aleatët e saj kryesorë, para se gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Mustafa.

Bytyçi i PDK-së: Dezinformatat nuk e rrëzuan Qeverinë Kurti, e rrëzoi LDK-ja - studimi i BE-së ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje
Lexo po ashtu Bytyçi i PDK-së: Dezinformatat nuk e rrëzuan Qeverinë Kurti, e rrëzoi LDK-ja - studimi i BE-së ka kontradikta në kohë edhe në përmbajtje

Sipas tij Vetëvendosje, teksa po shkarkonte ministra të LDK-së duke e shkelur marrëveshjen, ka rrezikuar partneritetin e Kosovës me SHBA-në.

“LDK-ja nuk mund të duronte nëpërkëmbjen e saj nga një parti tjetër dhe taman puna të rrinte duke e soditur Vetëvendosjen teksa po shkarkonte ministra të LDK-së duke e shkelur marrëveshjen dhe po rrezikonte partneritetin e Kosovës me SHBA-të ! Prandaj, LDK-ja reagoi. Dhe do të reagoj ndaj kujtdo në Kosovë që e quan veten aq të rëndësishëm e të fortë sa të shpërfillë thirrjet telefonike nga Shtëpia e Bardhë e Departamenti Amerikan i Shtetit. Që organizon fushata denigruese ndaj zyrtarëve amerikanë dhe Shtëpinë e Bardhë e portretizon si një vend ku copëtohet Kosova”, thekson tutje.

Ai shton se LDK-ja, si partia e parë politike në Kosovë dhe si trasuesja e orientimit pro-perëndimor të Kosovës, e ka obligim të kujdeset për të mos lejuar asnjëherë tendencat për shmangie nga ky orientim.

Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti
Lexo po ashtu Studimi i bërë për Parlamentin Evropian: Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti

Tutje thotë se partneriteti me SHBA-të dhe demokracinë perëndimore, është orientim natyror dhe sepse është rruga e vetme për Kosovën.

Mustafa shpreson që autorët e “studimit”, të ballafaqohen me mbështetësit e Kosovës në Parlamentin Evropian, duke theksuar se “studimi” i tyre do të përfundojë si një përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e së vërtetës./Telegrafi/

Të dashur miq,

“Studimi” i bashkëmendimtarëve të Albin Kurtit është manipulim !

Disa bashkëmendimtarë të majtë…

Posted by Isa Mustafa on Saturday, December 5, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori