Reagon Maksim Dimitrievski: Takimi në Kumanovë është mbajtur me kërkesë të Qeverisë

Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, ka reaguar pas informacioneve se ai nuk i ka respektuar masat për mbrojtje nga Covid-19, gjatë takimit me funksionarët qeveritar në Kumanovë.
Dimitrievski i cili dje doli pozitiv me coronavirus, thotë se takimi në Kumanovë nuk është mbajtur me iniciativë t tij, por me kërkesë të Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në asnjë moment nuk kam lejuar që me sjelljen time të rrezikoj shëndetin e dikujt tjetër. Për pesë ditë kemi pritur rezultatet e testeve që po bëheshin për herë të dytë për të gjithë stafin e Shtabit të Krizave, anëtarët shoqërues dhe njerëzit e angazhuar në zona me rrezik. Takimi në Kumanovë me zyrtarët qeveritar nuk u mbajt me ftesën time, por me kërkesë të Qeverisë”.
“Informacionin se vazhdimisht zhvillohen kontrolle shëndetësore ndaj personave nga Shtabi i Krizave në komunë ka qenë publik, kjo ka qenë e ditur për të gjithë anëtarët e Shtabit dhe institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel lokal. Të gjithë të pranishmit kanë mbajtur maska, përveç në momentin kur kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe unë po jepnim deklarata për mediat, por duke mbajtur distancën e rekomanduar”, shkruan mes tjerash Dimitrievski.
Ai më tje thekson se Kumanova është qytet me numër të madh të të infektuarve dhe ka kërkuar me javë nga Qeveria që të izolohen.
“Le të konfirmohet gjendja faktike dhe mungesat eventuale sistematike, lëshimet dhe përgjegjësia. Nuk dua që kjo situatë të kalojë në debat publik pa nevojë, duhet të koncentrohemi dhe të gjithë t’i bashkojmë forcat për ta mposhtur epideminë”, shkruan Dimitrievski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë