Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ) ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë në Beograd se Kushtetuta nuk është Bibël dhe se Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin.
Sipas një njoftimit për media KMLDNJ thotë se Lajçak disa herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës dhe qartazi është rreshtuar në anën e Serbisë.
Tutje në njoftim thuhet se Lajçak nuk tregoi pse kosovarëve po iu mohohet liberalizimi i vizave por u angazhua që të formohet AKS-ja, me kompetenca ekzekutive.
Lexoni më poshtë reagimin e KMLDNJ-së:
Mirosllav Laçak, i dërguari i BE-së për bisedime midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve shumë herë është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës dhe qartazi është rreshtuar në anën e Serbisë. Në kohën kur flitej se pikërisht pro serbi Lajçak do të ishte i propozuari i BE -së për këtë hasi në kundërshtim të plotë të Kosovës, ky hermafrodit politik dhe moral i zbuti qëndrimet deri sa e forcoi pozitën brenda BE-së. Kur amerikanët kërkuan dinamizmin të procesit negociator, Mirosllav Lajçak i përshpejtonte hapat për ta marrë rolin kryesor. Ishte shumë aktiv në mbrojtje të një Gjykate Raciste – Gjykata Speciale, kurse shumë indiferent ndaj përgjegjësisë për krime lufte që i bëri Serbia në Kosovë dhe as që reagoi kur nga personalitetet politike dhe publike serbe u bë e ditur se autoritetet më të larta të Serbisë kanë kërkuar që varrezat masive në Serbi ku janë ekzekutuar shqiptarët nga Kosova të mbahen në fshehtësi. Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Mirosllav Lajçak nuk tregoi pse kosovarëve pi iu mohohet liberalizimi i vizave por u angazhua që të formohet Asociacioni i Serbisë në Kosovë me kompetenca ekzekutive. Ne fillim heshtur tha se duhet te merret parasysh Kushtetuta e Kosovës kurse, ditën kur u nis për Beograd tha se nuk ka Marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa formimin e Asociacionit sipas kërkesës së kriminelit të luftës, Aleksandar Vuçiq. Kur u afrua Beogradit, e shfaqi tërë paturpësinë dhe dyfytyrësinë morale dhe politike duke deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është libër dhe se ajo duhet të ndryshohet që të formohet Asociacioni. Lajçak në postin që e ka nuk është as i drejtë e as i paanshëm siç kërkohet nga një ndërmjetësues por është shumë i anshëm, dyfytyrësh dhe person të cilit nuk mund dhe nuk duhet t’i besohet. Me të nuk duhet të takohet asnjë politikan kosovar sepse haptazi po i mbanë anën Serbisë. Me këto deklarata të paturpshme, anëtari i ekipit negociator të Serbisë Miroslkav Lajçak, në vend të Marrëveshjes haptas po thërret për një luftë të re në Kosovë duke u angazhuar për një Republika Srpska në Kosovë. Prandaj, Mirosllav Lajçak, baju nga Kosova sepse nuk je i duhuri për të ndërmjetësuar. Me ty nuk ka marrëveshje por vetëm ruajtje të status quos apo konfliktit të ngrirë e që nuk i duhet as Kosovës dhe as rajonit përveç se të duhet ty dhe gazdës tënd, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët