Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Haziri ka thënë se shkrepja e fotografisë në atë që ai e ka quajtur “shtëpi e Zotit” është bërë me qëllime denigrimi – gjest i cili sipas tij, është më i ulëti që dikush mund ta bëjë.

Ja postimi i plotë i tij:



Shkrepja e fotos në shtëpinë e Zotit me qëllime denigrimi, është gjesti më i ulët që dikush mund ta bëjë.

Kjo tregon kulturën e secilit dhe cka me thanë për disa që edhe në tempujt e lutjeve merren me diçka që ka qenë shumë aksidentale!

Ne shkojmë në xhami për t’iu lutur Zotit, e ju merruni me ne.

Çudi qysh disa media u japin hapësirë njerëzve, të cilët pa fije karakteri cenojnë privatësinë e të tjerëve, duke lejuar fotoshop.

Me besim të thellë në Zot, lutem që të mos ketë njerëz të tillë në shtëpinë e Zotit!(sic) /Telegrafi/