Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka reaguar pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë.

Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.


Kjo fitore e Dardanëve erdhi falë golave të shënuar nga sulmuesi Vedat Muriqi (20') dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda (66').

Fitorja e Kosovës bëri bujë të madhe në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa reagim ka dhënë edhe faqja zyrtare e UEFA-s.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka shkruan për formën e mirë që po kalon Kosova, si përfaqësuese e pamposhtur në 15 ndeshje.

“Kosova, kombëtarja në formë. FFFFBFFBFFBBBFF”, shkruan në faqen zyrtare të UEFA EURO 2020.

Ndryshe, ndeshja e radhës e Kosovës është në udhëtim te Anglia me 10 shtator në stadiumin St Marys të Southamptonit. /Telegrafi/  

telegrafi sport app