Pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq ka reaguar zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Sipas medieve malazeze, përcjell Telegrafi, Nrekiq po hetohet për punësime partiake.


"Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t'i japë fund të gjitha abuzimeve", ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Bashkë me Nekriqin, në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë të administratës që ai drejton.

Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

Po ashtu, ata janë arrestuar edhe për pakujdesi në dhënien e shërbimeve. /Telegrafi/