Kryetarët e Komunave kanë reaguar përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës lidhur me masat e reja kundër COVID-19 të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë.
Në reagimin dërguar ministrit të Shëndetësisë (MSH) Arben Vitia dhe ministres së MAPL-së, Emilia Rexhepi, e nënshkruar nga zëvendës kryetari i AKK-së, Xhafer Gashi thuhet se kryetarët e komunave nuk janë konsultuar fare lidhur me këto masa, transmeton Telegrafi.
“Në anën tjetër, këto masa kanë filluar menjëherë të shkaktojnë kaos dhe tollovi si në komuna ashtu edhe vende tjera publike dhe në një formë janë kundër efektive në betejën për parandalimin e përhapjes se pandemisë COVID-19. Reagimi i kryetarëve vjen si pasojë që ju deklaruat që në procesin e hartimit të këtyre masave, pra ta ritheksoj, masave që do ndërmirren nga 15 prilli 2020, në asnjë moment komunat nuk janë konsultuar. Aq më keq, kur të gjithë kryetarët e komunave kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim që nga dita e parë dhe që kjo gatishmëri në këtë moment është anashkaluar tërësisht”, thuhet në reagimin e AKK-së.
Reagimi i plotë:
“Mbrëmë, me datë 13 prill 2020 më kërshërinë më të madhe të gjithë Kryetarët e Komunave dëgjuan masat e reja anti-COVID-19. Në paraqitjen tuaj dhe të znj. Rexhepi u theksua që këto masa, që mendohen të zbatohen nga data 15 prill 2020 janë konsultuar edhe 38 komunat e Kosovës. Unë, pas deklaratës Tuaj dhe Ministres Rexhepi, jam konsultuar më kolegët e mi kryetarë dhe të gjithë më kanë thënë që askush nga komunat, të cilat ju i përmendët në deklaratat e juaja, nuk është konsultuar me komuna dhe nuk ka patur asnjë proces konsultues me komuna për këto masa. Andaj, me kërkesë të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, si zv/Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës mendojmë që deklarata e juaja dhe ministres Rexhepi që komunat janë konsultuar për masat e reja anti-COVID 19 janë të pasakta dhe që një deklarim i tillë ka zgjuar një indinjatë dhe një zemërim te kolegët e mi, pra kryetarët e komunave.
Në anën tjetër, këto masa kanë filluar menjëherë të shkaktojnë kaos dhe tollovi si në komuna ashtu edhe vende tjera publike dhe në një formë janë kundër efektive në betejën për parandalimin e përhapjes se pandemisë COVID-19.
Reagimi i kryetarëve vjen si pasojë që au deklaruat që në procesin e hartimit të këtyre masave, pra ta ritheksoj, masave që do ndërmirren nga 15 prilli 2020, në asnjë moment komunat nuk janë konsultuar. Aq më keq, kur të gjithë kryetarët e komunave kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim që nga dita e parë dhe që kjo gatishmëri në këtë moment është anashkaluar tërësisht.
Është për t’u habitur se si po në këtë ditë kur ju i prezantuat masat e reja anti-COVID 19, po në atë ditë dhe një ditë përpara, pra të hënën dhe të dielën më 12 prill 2020 në mëngjes Komunat pranuan vendimet me rregulla tjera nga masat e paraqitura në mbrëmje.
Kryetarët e komunave theksojnë që kjo është non-sens se si ka mundësi që rregullat të ndryshohen brenda dite. Duhet theksuar që të gjithë Kryetarët e Komunave me përfaqësues komunal dhe përmes shtabeve komunale të emergjencës janë duke u ballafaquar në mënyrë të drejtpërdrejtë me problemet e qytetarëve sa i përket COVID-19 dhe që komunat janë në vijë të parë të ballafaquar me luftën kundër përhapjes së COVID 19.
Kemi pritur një bashkëpunim më të sinqertë nga ana Juaj dhe ministres znj. Rexhepi sepse e kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit që nga fillimi, mirëpo në këtë rast, Kryetarët e Komunave mendojnë që kanë qenë totalisht të anashkaluar dhe jo të konsultuar në marrjen e vendimit sa i përket masave të reja anti-COVID 19 që do të zbatohen nga data 15 prill 2020
Mbesim me shpresë se bashkëpunimi me komuna në të ardhmen nuk do të jetë si në vendimet e mbrëmshme dhe urojmë që Kosova ta tejkalojë këtë situatë sa më lehtë që është e mundur. Mirëpo, ne vlerësojmë që për ta tejkaluar situatën sa më lehtë koordinimi dhe bashkëpunimi me komunat duhet të jetë i sinqertë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës