Qe disa muaj janë duke qarkulluar spekulime se bukuroshja e ekranit, Nevina Shtylla dhe futbollisti i Kombëtares kuqezi, Eros Grezda, janë në lidhje.

Mediat shqiptare kohë pas kohë kanë publikuar indikacione të ndryshme për ta lidhur bukuroshen me anësorin e Rangers.


Megjithatë, deri më tani asnjëri nga ta nuk janë prononcuar në lidhje me romancën e pretenduar.

nevina1 (Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel Albania)

Ndërkaq, gjatë emisionit Procesi Sportiv në Top Channel, moderatori Eduart Manushi e kishte përmendur Grezdën dhe kishte nisur të pyeste për të.

Ndërkaq, reagimi i Nevinës nxiti akoma më shumë thashetheme, duke qenë se ajo iu afrua kolegut të saj dhe ia mbylli gojën me duar. /Telegrafi/

nevina2 (Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel Albania)