Aleyna Gün ka bërë që përdoruesit e Instagramit të qeshin me një video shumë të ëmbël të reagimit të djalit të saj, Ben Atlas, i cili për herë të parë në jetë provoi lëng portokalli.

Pas qumështit të nënës dhe ujit, Ben i vogël më në fund pati mundësinë të shijojë një nga lëngjet më të dashura për shumëkënd – dhe duket se edhe ai vetë u bë adhurues i tij.


Sapo piu një gllënjkë nga lëngu, në fytyrën e Ben Atlasit u shfaq një buzëqeshje dhe ai filloi të bërtasë nga gëzimi, duke i kërkuar mamasë së tij më shumë.

Reagimi i tij i ëmbël ka entuziazmuar mijëra përdorues të Instagramit, të cilët e kanë parë videon brenda katër ditësh nga publikimi, dhe shumë prej tyre kanë lënë komente pozitive. /Telegrafi/