Reagimi i CR7 pasi arriti 750 gola në karrierë: Faleminderit edhe rivalëve të mi që më kanë nxitur të angazhohem më shumë

Cristiano Ronaldo ka prekur një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në karrierën e tij mbresëlënëse duke arritur shifrën prej 750 golash të shënuar.
Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kyivit që u zhvillua të mërkurën mbrëma, ai ishte njëri nga golashënuesit duke e ngritur në 750 numrin e golave të shënuar me klube dhe me kombëtaren.
“750 gola, 750 momente të lumtura, 750 qeshje në fytyrat e tifozëve tanë”, ka shkruar superylli i Juventusit në rrjetet sociale.
https://twitter.com/TimelineCR7/status/1334246008348418050
“Faleminderit të gjithë lojtarëve dhe trajnerëve që më kanë ndihmuar ta arrij këtë numër mahnitës, faleminderit të gjithë kundërshtarëve të mi besnikë që më kanë bërë të punoj shumë e më shumë secilën ditë”, ka theksuar më tej CR7.



















































