Një sulm i rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes të së premtes në veri të Kosovës, ku një shpërthim dëmtoi një kanal të ujit që furnizon dy termocentrale me qymyr, përgjegjëse për prodhimin e pjesës më të madhe të energjisë elektrike të vendit.
Ky akt është cilësuar nga institucionet kosovare si një “akt terrorist”, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë fqinje si përgjegjëse për këtë sulm.
CNN raportoi se shpërthimi i së premtes në mbrëmje dëmtoi një kanal kyç për furnizimin me ujë të dy termocentraleve me qymyr në Kosovë. Mediumi amerikan thekson deklaratën e kryeministrit Kurti, i cili e quajti këtë një “akt terrorist” dhe fajësoi Serbinë për përfshirje në këtë sulm, transmeton Telegrafi.
Reuters, një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë, nënvizoi dëmtimin e kanalit që furnizon termocentralet kryesore të Kosovës, duke e lidhur këtë incident me tensionet e vazhdueshme në rajon.
Deutsche Welle, mediumi gjerman, në fokus kishte deklaratën e qeverisë së Kosovës, duke e përkufizuar ngjarjen si një akt terrorist dhe duke theksuar rëndësinë strategjike të kanalit të dëmtuar për furnizimin energjetik të vendit.
Al Jazeera, një medium ndërkombëtar me bazë në Katar, theksoi se incidenti kishte potencial për të ndikuar rëndë në furnizimin energjetik të Kosovës. Në raportimin e saj, Al Jazeera përmendi akuzat e kryeministrit kundër Serbisë si përgjegjëse për këtë sulm.
Bloomberg, një tjetër medium i njohur amerikan, citoi deklaratat e kreut të qeverisë së Kosovës, i cili e cilësoi shpërthimin si një “akt terrorist” dhe duke theksuar rëndësinë e kanalit të ujit për dy termocentralet që prodhojnë shumicën e energjisë së vendit.
Ky sulm ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për shkak të ndikimit të mundshëm në furnizimin me energji të Kosovës dhe përkeqësimit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ngjarja ka nxitur thirrje për një hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës për të zbardhur rrethanat dhe autorët e këtij sulmi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi