LAJMI I FUNDIT:

Reagime të shumta në Suedi pas paralajmërimit të ministrave për “përgatitje për luftë”

Reagime të shumta në Suedi pas paralajmërimit të ministrave për “përgatitje për luftë”

Një paralajmërim për suedezët nga dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes për t’u përgatitur për luftë ka shkaktuar shqetësim dhe akuza për “alarm të tepruar”.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin tha në një konferencë të mbrojtjes “mund të ketë luftë në Suedi”.

Mesazhi i tij u mbështet më pas nga komandanti i përgjithshëm ushtarak Gjeneral Micael Byden, i cili tha se të gjithë suedezët duhet “të përgatiten mendërisht” për këtë mundësi.


Megjithatë, politikanët e opozitës kanë kritikuar tonin e paralajmërimeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ish-kryeministrja Magdalena Andersson i tha TV suedez se ndërsa situata e sigurisë ishte serioze, “nuk duket sikur lufta është te dera”.

Ndërsa organizata për të drejtat e fëmijëve “Bris” ka theksuar se linja e saj kombëtare e ndihmës zakonisht nuk merrte thirrje për mundësinë e luftës.

Ministrat suedezë paralajmërojnë qytetarët: Përgatituni për luftë!
Lexo po ashtu Ministrat suedezë paralajmërojnë qytetarët: Përgatituni për luftë!

Por këtë javë, kishte parë një rritje të thirrjeve nga të rinj të shqetësuar që kishin parë raporte lajmesh ose postime në TikTok që flisnin për këtë.

Sipas saj, “ata duhet të kishin dhënë informacione të destinuara për fëmijët kur ata dalin me këtë lloj informacioni për të rriturit”.

Pavarësisht ashpërsisë së mesazheve, vërejtjet e ministrit të mbrojtjes civile dhe shefit të ushtrisë po shihen si një thirrje zgjimi.

Pas më shumë se dy shekujsh paqeje, Suedia është pak hapa nga anëtarësimi në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke pritur për një dritë jeshile nga parlamenti i Turqisë dhe më pas nga Hungaria.

Finlanda tashmë i është bashkuar NATO-s dhe zyrtarët rusë kanë sugjeruar se do të jetë “e para që do të vuajë” nëse tensionet me NATO-n përshkallëzohen.

Ministri suedez i mbrojtjes civile tha se qëllimi i tij nuk ishte që njerëzit “të humbnin gjumin”, por të ndërgjegjësoheshin se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale, planifikuesve të emergjencave dhe individëve që të përgjigjen në mënyrë të duhur.

Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Suedisë gjatë konferencës që të punojë me vendin e tij dhe të tjerët për të prodhuar armë dhe “të forcohen së bashku”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Serbia

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Kalo në kategori