Një grua ka mbetur e vrarë sot në qytetin e Pejës, ku i dyshuari për vrasjen është bashkëshorti i viktimës.
Lidhur me vrasjen e sotshme në Pejë ka pasur reagime të shumta, ku u dënua ashpër vrasja e gruas, transmeton Telegrafi.
Viktima ishte asistente e Stomatologjisë, ku ngushëllime kanë shprehur edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot në mëngjes mori lajmin më të trishtë, për vrasjen mizore të anëtares së saj Asistentes së Stomatologjisë Gjyljeta Ukella nga Peja. Sot punëtorët shëndetësor janë në zi, i gjithë vendi është në zi, një jetë tjetër u shua, një grua tjetër mbeti viktimë”, thuhet në reagim.
Tutje, FSSHK kërkon nga autoritetet shtetërore që të zbardhet në detaj ky krimi dhe prejardhja e saj, njëjtë të veprohet edhe për rastet të tjera ku viktima është grua, kurse autorëve të këtyre krimeve tu shqiptohet dënimi maksimal.
Një reagim e ka bërë Rrjeti i Grave të Kosovës, të cilët thonë se e gjithë shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe vajzave.
“Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot na gjen tragjedia tjetër, ku për viktimë mbeti Gjyljeta Ukella, e vrarë nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi. Deri më tani të gjitha këto vrasje kanë për motiv gjininë, po vriten gratë vetëm pse janë gra. Burrat po vazhdojnë të mendojnë se ata kanë të drejtë të vendosin për jetën e grave dhe vajzave që i rrethojnë”, vijon reagimi.
Tutje, thuhet se “në këtë pozitë ku janë vënë gratë dhe vajzat, reagimi ynë po duket pa ndonjë ndikim”.
“Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zëri i grave dhe i vajzave. Sot të gjithë duhet të ndihemi fajtor për tolerancën që e kemi ndaj dhunës e ndaj vrasjeve të grave. Vrasjet e grave duhet të trajtohen me urgjencë kombëtare. Sot shteti ynë duhet të fillojë menjëherë që me urgjencë ta trajtojë parandalimin e dhunës me bazë gjinore e të femicidit duke siguruar që të gjithë akterët relevant për trajtim të dhunës me bazë gjinore kanë në dispozicion të gjithë mekanizmat me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për viktimat, me viktimën në qendër, ashtu siç e kërkon edhe Konventa e Stambollit, pjesë e Kushtetutës së Kosovës”, theksohet në njoftim.
Gjyljeta Ukella u vra mëngjesin e sotëm derisa ishte në banesë. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar bashkëshortin e saj dhe ka konfiskuar një armë zjarri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze