LAJMI I FUNDIT:

RDM përkrah referendumin kundër xeherores Illovica

RDM përkrah referendumin kundër xeherores Illovica

Rilindja demokratike e Maqedonisë me një kumtesë për shtyp shpreh përkrahjen e saj për banorët e Novo Sellës për dalje në referendumin që do të organizohet kundër xeherores për ar, Illovica dhe të thonë ‘jo’ vendimtare, duke rikujtuar se kjo komunë bujqësore nuk është vend për teknologji të ndyta të cilat në mënyrë të përhershme do ta shkatërrojnë mjedisin jetësor dhe shëndetin e njerëzve.

“Më në fund në Maqedoni duhet të hiqet dorë nga parimi i punësimit të çfarëdo lloji, qoftë edhe në dëm të shëndetit të personit që punësohet dhe mjedisit ku ai jeton, siç ofrojnë përkrahësit e hapjes së këtyre xeheroreve me teknologji të ndyta. Potenciali i vërtetë i rajonit të Strumicës, por edhe gjithë vendit, qëndron në ekonominë e gjelbërt dhe të përmbajtshme, që siguron punë dhe shëndet”, thonë nga RDM./Telegrafi/