LAJMI I FUNDIT:

RDM kundër uljes së akcizës: Të ulet përdorimi i dizelit në vend

RDM kundër uljes së akcizës: Të ulet përdorimi i dizelit në vend

Rilindja Demokratike e Maqedonisë (RDM) është kategorikisht kundër kërkesës së publikuar të opozitës maqedonase OBRM-PDUKM për zvogëlimin e akcizës të derivateve të dizelit.

Sipas tyre, rritja e akcizave për tre denarë, e sjellë këtë vit, tregon një metodë të mirë për destimulimin e përdorimit të derivateve të dizelit, që është një masë ekologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga RMD theksojnë se në vitet e fundit, ndotja e ajrit në Maqedoni ka arritur normën më të lartë, ndërsa Shkupi dhe Tetova janë në krye të listës si qytete më të rrezikuara në Evropë.


Ata shtojnë se për sigurimin e jetës së shëndetshme dhe qytetarë të shëndetshme, Maqedonia duhet të ndjek trendin evropian të tranzicionit nga dizeli tek veturat elektrike. /Telegrafi/