RB Leipzig - Bayern, formacionet zyrtare të derbit të javës në Bundesliga

RB Leipzig dhe Bayern Munich kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Bundesliga.
Bavarezët janë mysafirë të Leipzigut në ndeshjen e vlefshme për javën e katër në Bundesliga, takim që zhvillohet në Red Bull Arena nga ora 18:30.
Skuadra e Niko Kovac ka një barazim dhe dy fitore nga tri ndeshjet e para dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Në anën tjetër, vendasit kanë tri fitore nga ndeshjet e para dhe synojnë ta vazhdojnë serinë pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
RB Leipzig: Gulasci; Orban, Konate, Sabitzer, Poulsen, Forsberg, Werner, Klostermann, Mukiele, Halstenberg;
Bayern: Neuer; Pavard, Sule, Hernandez, Alaba; Kimmich, Alcantara; Gnabry, Muller, Coman. Lewandowski.
/Telegrafi/





















































